Guti: Tek Reali duhet të kthehet gjendja normale

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Ish lojtari i Realit të Madridit, Guti, shprehet i bindur se Iker Casillas është portieri më i mirë në botë dhe spanjolli është i vetëdijshëm për një fakt të tillë. Reagimi vjen pasi Jose Mourinho në sfidën kundër Malagas, la në stol Iker dhe aktivizoi Adan, ku merengesat humbën 2-3.

“Cështja nuk është të zgjedhësh mes Iker apo Mou, por më e rëndësishme është që tek Reali të rikthehet sa më shpejt gjëndja normale. Iker e di që është portieri më i mirë në botë”, theksoi 36-vjeçari./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 425 here

Fjalët kyçe