Handanovic: Nuk ka mbaruar ende lufta për titull

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Portieri i Interit, Samir Handanovic, mendon se Nerazzurët mund ta fitojnë titullin e kampionit të Serie A këtë sezon.

“Bianconerët nuk janë nga një planet tjetër, pro ata janë para të gjithëve, falë rezultateve të arritura nga ndeshjet ku kanë ndikuar gjyqtarët. Duke krahasuar me vitin e kaluar kur at anuk humbën fare, ata këtë vit nuk janë të pamposhtshëm”.

“Kampionati ka qenë i baraspeshuar. Të gjithë mund të bëjnë presion mbi ekipet e forta. Kampionati nuk ka mbaruar, ne jemi në dhjetor dhe jo në maj”, ka thënë Handanovic.

Interi është nëntë pikë prapa Juventusit në tabelën e Serie A. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 453 here

Fjalët kyçe