Haye insiston për një përballje me Vitali Klitschkon

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

David Haye ka hedhur poshtë mundësinë për një sfidë me yjet e rinj të peshës së rëndë të boksit britanik, Tyson Fury e David Price, duke thënë se Vitali Klitschko është njeriu i vetëm që mund ta kthejë në ring. Haye ishte pensionuar nga boksi vitin e kaluar në ditëlindjen e tij të 31-të, por u kthye sërish në ring në korrik dhe mposhti britanikun Dereck Chisora.

Ish-kampioni i botës në versionin WBA në peshën e rëndë, nuk ka fshehur dëshirën e tij për t’u përballur me Vitali Klitschkon, para se ky i fundit të përfundojë karrierën. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1162 here

Fjalët kyçe