Haye: Vitali ka pranuar revanshin

Data e publiklimit: Wednesday, March 7th, 2012

Tifozët e boksit elitar të bëhen gati për një tjetër sfidë të zjarrtë. David Haye do të rikthehet në ring ndaj Klitschkos, kësaj radhe jo ndaj Vladimirit, por ndaj vëllait të madh, Vitali. Boksieri britanik njoftoi në Twitter për ndeshjen që do të vlejë titullin botëror WBC për peshat e rënda.

“Vitali më në fund pranoi të ndeshet me mua, e deklaroi gjatë një interviste! Më tha edhe mua që do të jem kundërshtari i tij i radhës! Të bëhemi gati për një spektakël në ring.”

David Haye u bë protagonist në konferencën pas ndeshjes Chisora-Klitschko, ku u “ndesh” me bashkëkombësin e tij para gazetarëve, me Chisoran që u pezullua pa afat nga boksi, ndërsa Haye i shpëtoi sanksioneve dhe tashmë pritet të ndeshet ndoshta për herë të fundit në ring me Klitschkon e “madh”, Vitali. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 653 here

Fjalët kyçe