Heynckes lëvdata për lojtarët e tij

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Jupp Heynckes beson se Bayern Munich tregoi vlerat e plota në fitoren e mbrëmshme 4-1 ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se mbetën 10 lojtarë në fushë në pjesën e dytë, Gjermanët fituan falë golave të Mario Gomez, Thomas Muller, Xherdan Shaqirit dhe David Alaba, duke siguruar kreun e grupit E.

“Sigurisht jam shumë i kënaqur pasi së pari ishte e domosdoshme të fitojmë dhe të sigurohemi se do të jemi të parët në grup”.

“Skuadra ishte shumë e mirë dhe shumë e alarmuar. Ne nuk pranuam po thuajse asgjë në mbrojtje. Mbi të gjitha, ishte një paraqitje e jona autoritative”.

“Të gjitha meritat i shkojnë ekipit tim pasi Liga e Kampionëve është një garë aq e vështirë – të gjithë skuadrat që kanë përfunduar të dyta janë të fuqishme. Kjo do të thotë se ne jemi larg shtëpie në takimin e parë”, ka thënë Heynckes. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 263 here