Higuain ende shpreson në titullin

Data e publiklimit: Tuesday, November 27th, 2012

Gonzalo Higuain është i bindur se Real Madridi ka gjithçka duhet për të luftuar për titullin e La Ligës deri në fund të sezonit.

Kampionët në fuqi kanë ngecur 11 pikë prapa rivalit të hidhur, pas disfatës së të shtunës ndaj Betis, por Higuain ende nuk heq dorë nga titulli.

“Ne jemi shumë pikë prapa tyre dhe garojmë kundër disa ekipeve të shkëlqyeshme, por unë nuk kam dyshime se kemi skuadër për të fituar titullin”.

“Ne kemi qenë në këtë situatë kur unë arrita por në fund e fituam ligën. Duket e çmendur, por unë nuk kam dyshime se ne mund ta bëjmë atë”.

“Nuk është në duart tona, dhe ne do të kemi nevojë për rezultate të tjera për të ecur rrugës tonë, por ne kemi një ekipi për të luftuar deri në fund dhe këtë do ta bëjmë”, ka thënë Higuain. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 239 here

Fjalët kyçe