Hiroshima i pesti në Kupën Botërore të Klubeve

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Futbollistët e Sanfrecce Hiroshimas fituan vendin e pestë në Kupën Botërore për Klubet, i cili po mbahet në Tokio, në sajë të triumfit kundër ekipit koreano-juror, Ulsan Hyundai me rezultat të ngushtë prej 3:2.

Ulsan erdhi në epërsi në minutën e 17-të pas autogolit të Miuzomtas, por gjithçka më pastaj u përmbys.

Jaagishi në minutën e 35-të barazoi rezultatin e ndeshjes ndërsa pastaj në skenë doli Hisato Sato. Me golat e tij në minutat e 56-të dhe 72-të, u solli gëzim të madh ekipit japonez, të cilët në kohën shtesë pranuan golin e dytë në saje të goditjes së shkëlqyer të Lee, por kjo për koreano-jugorët mbeti vetëm si një ngushëllim i vogël.

Në gjysmë-finalen e parë, e cila luhet të mërkurën (sot) takohen ekipi brazilian, Corinthians dhe ai egjiptas, Al-Ahli, ndërsa të enjten për një vend në finale do të luftojnë, anglezët e Chelseat dhe meksikanët e Montereyt./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 512 here

Fjalët kyçe