Hummels mirëpret Barcelonën

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka mirëpritur spekulimet rreth interesimit të Barcelonës për shërbimet e tij.

“Bëhet fjalë për skuadrën më të fuqishme në botë dhe sigurisht se është nder të spekuloheni me transferim tek ata. Kam dëgjuar për interesimin e Barcelonës nga gazetat, por kur babai im kërkoi informacione shtesë prej meje, i thash: “A nuk duhet të jesh ti menaxheri im, ti duhet të dish më tepër”, u shpreh Hummels për televizionin gjerman RTL.

Hummels është një prej futbollistëve kryesor të Dortmundit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 527 here

Fjalët kyçe