I’a bllokuan veturën, Balotelli i dobët

Data e publiklimit: Monday, December 10th, 2012

Me siguri që derbi ndaj Manchester United mund të jetë derbi i fundit lokal që Balotelli mund ta ketë shijuar në ndeshjen me Cityn.

Sulmuesi italian nuk tregoi asgjë edhe në këtë ndeshje, edhepse pati shansin të luaj që nga minuta e parë.”Unë e dua Marion. Jam i bindur në cilësitë e tij. Unë i dhashë shansin për të luajtur mirpo ai nuk bëri asgjë.

Është koha që seriozisht ai të mendoj për punën e tij” deklaroi Mancini pas ndeshjes. Injoranca ndaj Mancinit pas zëvëndësimit të tij, dhe loja e dobët e treguar në fushë nuk ishte e vetmja për Balotellin.

Pas ndeshjes disa tifozë nga Manchesteri i kishin bllokuar daljen e tij me veturën e tij Bentley Continental. Fyerje e trokitje në dritaren e veturës u përgatitën për sulmuesin italian që nuk po tregon asgjë në këtë edicion./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 391 here

Fjalët kyçe