Iker Casillas: Mourinho meriton më shumë respekt

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Kapiteni i Realit të Madridit, Iker Casillas lavdëroi teknikun Jose Mourinho dhe beson se portugezi ka qënë pika kyçe përsa i përket suksesit të madrilenevë kohët e fundit. 49-vjecari është kritituar shumë në këtë fillim sezoni, por portieri beson se “The Special One” meriton më shumë respekt, për atë çfarë ka bërë me klubin.

“Ne kemi besim të plotë tek Mourinho. Ai mbërriti në një ekip të ri tre vite më parë dhe suksesi i Realit gjatë kësaj kohe është falë tij. Jose ka zhvilluar shumë sezone të mira dhe të qënit trajneri më i mirë në botë ndonjëherë është e dëmshme, ndoshta ky është problemi i tij. Kritikat mund të jenë të padrejta.”

Reali i Madridit fitoi 3-0 kundër Alcoyano në sfidën e vleshme për kualifikueset në Kupën e Mbretit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 149 here

Fjalët kyçe