India përjashtohet nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) mori vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Komitetit Olimpik Kombëtar të Indisë (KOKI), njofton një burim i njohur mirë me situatën.

Ky vendim ka lidhje me faktin se zgjedhjet në KOKI u zhvilluan me ndërhyrjen aktive të shtetit, çka bie në kundërshtim me Kartën Olimpike.KOKI do të pezullohet nga aktivitetet që zhvillohen nën kujdesin e KON dhe nuk do të marrë më subvencione nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, nënvizohet në njoftim.

Atletët indianë do të privohen nga e drejta për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike nën flamurin e vendit të tyre. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 386 here

Fjalët kyçe