Irina Shayk: Ronaldon nuk e lë unë të mërzitet…

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Irina Shejk është fejuara e sulmuesit të Real Madridit, Kristiano Ronaldo.

Ata janë shpallur çifti më simpatik gjatë një feste të organizuar nga “Vogue” në “Palase di Madrid”. Në përfundim të kësaj darke modelja ruse i ka thënë një shoqes së vet se falë saj Kristiano Ronaldo ndihet i lumtur edhe jashtë fushe.

“Unë e ndjek në çdo hap Ronin, – i ka thënë Irina shoqes së saj. – Nuk është e vërtetë që ne jemi në krizë. Falë meje ai nuk mërzitet edhe kur skuadra e tij nuk fiton apo ai nuk shënon. Edhe në shtrat shkojmë shumë mirë. Kristian është shumë më i lumtur tani. Shpresoj që të martohemi bashkë. Unë ndihem mirë me të, ndaj do të doja të mos ndaheshim kurrë”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 387 here

Fjalët kyçe