Isco në radarin e Real Madridit

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Real Madridi është i gatshëm ta sfidojë Manchester Cityn për anësorin e Malagas, Isco.

Drejtori i ri sportiv i Cityt, Txiki Begiristain, tashmë ka hapur bisedat me Malagan për një transferim në janar të Iscos, që do të përfshinte edhe qëndrimin te skuadra e La Liga të të riut në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Por, tash në garë për të është edhe Real Madridi, që është i gatshëm të paguajë klauzolën blerëse prej 21 milionë eurosh.

Isco raportohet se është i lumtur te Malaga, edhe pse mundësia për të luajtur për Real Madridin mund ta kthejë mendjen e tij. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 334 here

Fjalët kyçe