Ish-trajneri i Afrikës së Jugut manipulonte ndeshje

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Ish-trajneri i kombëtares së futbollit të Afrikës së Jugut është shpallur fajtor në tentativën për të manipuluar një ndeshje play-off në kampionatin vendas në vitin 2011, për të favorizuar bastet sportive.

Federata e Futbollit e Afrikës së Jugut deklaroi se Filemon Setshedi u dënua të premten për akuzat e manipulimit të ndeshjeve në një çështje që u shqyrtua nga një gjykatë e krimit ekonomik. Masa e dënimit përfundimtar ndaj tij do të merret në muajin shkurt.

Federata deklaroi si ai u shpall fajtor pasi tentoi “të ndryshonte në mënyrë të parregullt rezultatin” e një ndeshje që luhej në qytetin e Keip Taun.

Ky vendim i dhënë ndaj tij u cilësuar si “historik” pasi është i pari në Afrikën e Jugut rreth çështjeve të manipulimit të rezultateve dhe kjo ishte prova se puna e agjencive qeveritare dhe komisioneve hetimore të FIFA-s po jepte efekt.

Skandalet e manipulimit të rezultateve, që kanë përfshirë skuadra të të gjithë globit, kanë përfshirë njëkohësisht edhe protagonistë shumë të njohur, me figura të rëndësishme që po dalin në skenë herë pas here si të përfshirë në këto çështje, të cilat kanë arritur të ndërhyjnë edhe në futbollin profesionist të niveleve më të larta.

Në rastin e Setshedi, kanë filluar hetimet për të gjitha ndeshjen e kombëtares së Afrikës së Jugut që ai ka drejtuar, për të kuptuar se mos ka tentuar manipulimin e tyre. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 427 here

Fjalët kyçe