Ja cili është simulimi më absurd i vitit!

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Ndeshja e Kupës së Amerikës së Jugut mes Tigre dhe Sao Paolo degjeneroi në një seri ngjarjesh absurde vetëm pas pak minutash lojë, duke dhuruar atë që mund të quhet pa frikë simulimi i vitit.

Në minutën e 13-të të ndeshjes, një përplasje në mesfushë solli debat mes lojtarëve. Sulmuesi i Sao Paolos, Luis Fabiano, u mundua të mbante kundërshtarin e tij të Tigre, Alehandro Donati larg shokut të skuadrës. Pasi Donati e tërhoqi nga krahu, Luis Fabiano u mundua të godiste me shkelm, por pa sukses.

Ndonëse braziliani as që nuk e preku futbollistin kundërshtar, ky pas disa çastesh rrëzohet në tokë sikur ta kishin goditur, në një skenë shumë humoristike. Gjyqtari, shumë pranë kësaj ngjarje, nuk vonoi të nxirrte karton të kuq si për gjestin antisportiv të Luis Fabianos, ashtu edhe për simulimin absurd të Alehandro Donati, duke lënë të dy skuadrat me 10 lojtarë./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 307 here

Fjalët kyçe