Jordan ‘nxirret me shqelma’ jashtë klubit të natës

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Lojtari më i mirë i basketbollit i të gjitha kohërave, Michael Jordan u përzu nga kantri klubi në Miami, sepse ai ka thyer rregullat e kodit të veshjes.Jordan thuhet se është përjashtuar në mes të ndejës së golfit dhe i është ndaluar që të rikthehet, sepse ai ishte i veshur me pantallona të shkurtra me xhepa.

“Unë kam qenë këtu më parë disa herë dhe askush nuk më ka thënë gjë”, tha Jordan për ESPN.

“Pastaj ata mu afruan papritmas në vrimën e 11-të dhe më thanë se nuk mund të veshi pantallona të shkurtra. Unë pothuajse jam duke e përfunduar dhe ju tani kërkoni nga unë që të blej pantallona të tjera?” shtoi “Air Jordan”.

Kur fituesi i gjashtë titujve në NBA refuzoi që të ndryshoj rrobat e tij, menaxhmenti i tha se duhet të largohet nga klubi dhe më mos të kthehet.

“Ne nuk e dimë se a i lejohet që të kthehet. Unë mendoj se ata po humbin, Michael është një lojtar i madh i golfit dhe një mysafir i shkëlqyer”, tha zëdhënësi i Jordanit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 398 here

Fjalët kyçe