Jorge Messi: Nuk e imagjinoj Leon në tjetër ekip

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Djali i tij vazhdon të thyejë rekorde dhe Jorge Messi nuk ka sesi të mos jetë krenar për Lionel. Në një intervistë për mediat spanjolle, babi i argjentinasit pohoi se nuk e priste që “Pulce” të kalonte numrin e golave të shënuar nga Gerd Muller, duke shtuar se nuk e imagjinon dot 25-vjeçarin me tjetër fanelë përveç asaj të Barcelonës.

“Është e pamundur të mendosh që Messi mund të luajë më një tjetët skuadër. Duhet të ndodhë ndonjë katastrofe që diçka e tillë të bëhet realitet. Ai dëshiron ta mbyllë këtu karrierën e tij si futbollist. Përsa i përket dëmtimit të Leos ndaj Benficës mund të them që u tremba shumë, por fatmirësisht nuk kishte pasoja”- përfundoi Jorge Messi. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 286 here

Fjalët kyçe