Jovetic: Nëse iki nga Firenze, qëndroj në Itali

Data e publiklimit: Friday, December 14th, 2012

Stevan Jovetic po rikuperohet nga dëmtimi që e mbajti më shumë se parashikimet larg fushave dhe Montella mezi po e pret të luaj sërish. Sulmuesi është i përqendruar në sezonin aktual por nuk mund të shmangë edhe disa deklarata mbi të ardhmen.

“Në verë kisha shumë oferta dhe vendosa të qëndroj pasi presidenti Della Valle më premtoi se do të forconte skuadrën për të luftuar për një vend në Champions League. E mbajti fjalën dhe tani po luajmë një futboll të bukur. Të largohem? Nuk e mendoj, të paktën tani kam në kokë shumë gjëra por preferoj të qëndroj në Itali pasi tani kam mësuar edhe gjuhë.”

Në intervistën e dhënë për sajtin malazez, Vijesti.me, Jovetic tha se ëndërron kualifikimin në Botëror me kombëtaren ndërsa për Topin e Artë konfirmoi se Messi e Ronaldo nuk kanë asnjë rival./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 451 here

Fjalët kyçe