Jovetiq gjatë verës në Juventus

Data e publiklimit: Wednesday, March 28th, 2012

Mesfushori i Fiorentinas, Stevan Jovetiq është i prirur për një lëvizje tek gjiganti italian, Juventus.

Pavarësisht se ka nënshkruar një marrëveshje të re më parë gjatë këtij sezoni me klubin e ‘violave’, Jovetiq pritet të lë Fiorentinan gjatë kësaj vere, pasi që po kërkon të luajë në ndonjë ekip që merr pjesë në Champions League.

Chelsea ka qenë i lidhur me reprezentuesin malazez, megjithatë ai shpreson që Juve të vijnë të trokas në derën e tij.

Jovetiq ka bërë të qartë se ai dëshiron të kaloj në radhët e ekipit “Bianconeri”, shkruan sot “Tuttosport”, dhe ai shihet si zëvendësues ideal i kapitenit dhe legjendarit, Alessandro Del Pieros. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 292 here

Fjalët kyçe