Juninho: Scolari, zgjedhja më e mirë për Brazilin

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Juninho Paulista ka shprehur mbështetjen për ish-trajnerin e tij, Luiz Felipe Scolari, për ta drejtuar me sukses Brazilin në Botërorin 2014.

Juninho me Brazilin e pati fituar Kupën e Botës nën drejtimin e Scolarit në vitin 2002.

”Scolari është zgjedhja më e mirë për ta drejtuar Brazilin. Ekipi kombëtar nuk është i mirë siç ishte dikur. Ai dhe Parreira janë trajnerë të mrekullueshëm. Ai veç e ka fituar Kupën e Botës njëherë dhe unë jam i sigurt se mund ta bëjë këtë përsëri”.

“Sa herë që luan ekipi kombëtar, ka shumë presion mbi lojtarët. Tani që botërori do të zhvillohet në Brazil, do të ketë presion edhe më të madh, kështu që do të jetë e vështirë për ta”, ka thënë Juninho për Goal. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 324 here

Fjalët kyçe