Juve dhe Chelsea pas Suarez

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Juventusi dhe Chelsea raportohet se synojnë ta testojnë rezistencën e Liverpoolit për sulmuesin kryesor të skuadrës, Luis Suarez.

Daily Express shkruan se kontributi i Suarez ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ka shmangun Redsat nga rreshtimi në fund të tabelës.

Por skuadra angleze tash do të duhet të luftojë për ta mbajtur lojtarin më të mirë pasi për të interesim kanë shprehur Chelsea dhe Juventus, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë shuma të majme.

Burimet nga Italia bëjnë të ditur se Juve është e gatshme të bëjë ofertë për Suarez, të cilin e vlerëson me 28 milionë funte. Jo më pak se kaq është i gatshëm të ofrojë edhe Chelsea.

Me Liverpoolin që duket se do të jetë jashtë top katërshes edhe këtë sezon, mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve me njërën prej dy skuadrave të interesuara, mund të jetë një joshje që Suarez të largohet nga Anfield. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 200 here

Fjalët kyçe