Juve, fitore dhe vendi i parë, dëmtohet Messi te Barça

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

Juventus, Shakhtar, Selltik dhe Gallatasaraj, janë këto skuadrat e fundit që kualifikohen për në 1/8 e Uefa Champions Ligë, në mbrëmjen e fundit të fazës së grupeve ndodh gjithcka, nga rezultatet e fushës e deri te biskotat e munguara, pasojë e një Juventusi që fiton 1-0 në Ukrainë duke mos realizuar të famshin barazim por duke lënë gjithsesi jashtë kompeticionit kampionët e Europës së Chelseat, që bëhen e parë skuadër që eleminohen që në grupe në vitin kur duhet të mbrojtjë trofeun. Në Donbas Arena, Juventus siguron vendin e parë falë një dhurate të Kuher që shënon në portën e tij duke i dhënë kreun italianëve. Gjithsesi ukrainasit arrijnë të kualifikohen për më tej falë sfidave direkte me blutë e Londrës që nuk i shërben goleada 6-1 ndaj Nordsjalend për të siguruar një vend mes 16 më të mirave. Për skuadrën e Benitez, shënojnë Torres dy here, David Luiz, Cahill, Mata dhe Oscar, ndërsa në pjesën e parë shpërdorohen dhe dy penallti nga tre të dhënë në total nga gjyqtari. Gjithsesi blutë e londrës mund të ngushëllohen me kalimin në Europa League.

Në grupin G, Celtic i bashkangjitet Barcelonës në raundin tjetër duke fituar 2-1 një ndeshje spektakolare me Spartak Moskë. Skocezët shënojnë të parët me Hoper por Ari barazuan para fundit të pjesës së parë. në fund nevojitet një 11-metërsh i ekzekuatuar saktë nga Commons për të cuar mes 16 më të mirave bardhejeshilët.

Në ndeshjen tjetër në Camp Nou, lajmi është Lionel Mesi. Argjentinasi ndrydh gjurin e majtë dhe del nga fusha e lojës me barelë. Për të tashmë parashikohet një periudhë e gjatë riaftësimi, që mund ta pengojë të thyejë dhe rekordin e Gerd Myler duke u ndalur në vetëm një distancë larg. Sa për kronikë sfida përfundoi në barazim 0-0 dhe benfica vazhdon në europa ligë dhe pse në camp nou zhvilloi ndoshta dneshjen më të mirë të sezonit të saj. në grupin H, Gallatasaraj i bashkohet Man.utd në fazën e 1/8. Turqit realizojnë një fitore me përmbysje ndaj Bragës duke prerë biletën e tyre. Mosoro u duk sikur i dha fund ëndrrës së ekipit nga Bosfori kur shënoi në pjesën e parë por Yilmaz me një dygolësh ktheu rezultatin në favor të ekipit të Terim që shkon në 1/8. Cluj gjithashtu fitoi 1-0 në Old Traford me një gol të Luis Albertos por duhet të ndjekë ëndrrën e tij europiane nëpërmjet europa league.

Në grupin F, Bajerni I Mynihut blindoi vendin e parë falë një suksesi 4-1 ndaj Bate Borisov, ku njeriu ndeshje ishte Xherdan Shaqiri, që dha një asist për golin e parë të Gomez dhe shënoi dhe vetë të tretin, ndërsa Myler dhe Alaba realizuan dy të tjerët. ndërsa për baten golin e nderit e shënoi Filipenko. Valencia fitoi 1-0 ndaj lilë me një gol të Jonas me 11-metërsh por gfjithsesi kalon si e dytë, pas shpatullave të gjermanëve ndërsa bate kalon në europa league./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 194 here

Fjalët kyçe