Juventusi kërkon Aleksis Sançez

Data e publiklimit: Wednesday, December 12th, 2012

Juventusi kërkon të marrë nga Barcelona kilianin Aleksis Sançez. Sulmuesi që u transferua në Spanjë dy sezone më parë nga radhët e Udinezes, duket se po kërkon një sistemim të ri, pasi ka humbur vendin si titullar në radhët e katalanasve, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

Në fakt, bardhezinjtë kërkonin prej kohësh të merrnin një sulmues nga Barcelona, por përflitej që ai të ishte David Vija. Por kthimi i këtij të fundit në formën më të mirë si dhe fakti që ai vazhdon të jetë po aq i pagabueshëm para porte sa para dëmtimit, kanë bërë që lojtari i përfaqësues spanjolle të kthehet në titullar, ndërsa kiliani Sançez në një zëvendësues.

Sipas “AS”, lojtari po diskuton mundësinë e largimit drejt një ekipi tjetër, mundësisht në Itali dhe Juventusi duket hipoteza më e kënaqshme, pasi kjo skuadër kërkon një “yll” për repartin e avancuar.

Bisedimet pritet të fillojnë në janar, por me shumë mundësi, kjo transfertë do të bëhet e realizueshme vetëm gjatë verës, pasi Barcelona për momentin nuk preferon të largojë lojtarë, duke parë serinë e dëmtimeve që po përjeton në sezonet e fundit. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 320 here

Fjalët kyçe