Kahn: Guardiola do ta kishte të vështirë te Bayerni

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Oliver Kahn është i bindur se Pep Guardiola do ta kishte të vështirë për të drejtuar një ekip si Bayern i Mynihut. Tekniku spanjoll shikohet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Jupp Heynckes në vitin 2013, por ish portieri gjerman pohoi se 41-vjeçari nuk do të përshtatej në “Allianz Arena”.

“Pep Guardiola është i ndikuar nga klutura e futbollit të Barcelonës. Do ta kishte të vështirë përshtatjen tek një skuadër si Bayern Mynih, pasi bavarezët kanë filozofi të ndryshme nga ajo e blaugranave. Shëmbulli më i mirë është Jurgen Klinsmann, ndryshimet që bëri ai nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Për Pep Guardiolën janë të interesuar dhe disa nga skuadrat më në zë Europiane si Manchester City e United, Chelsea apo Milan./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 475 here

Fjalët kyçe