Kaka: Më habiti Mourinho

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Leite Kaka kur po luan me Realin, shpeshherë edhe po shënon. Kështu ishte edhe mbrëmë në ndeshjen me Ajax në të cilën sfidë Kaka shënoj gol si kapiten i skuadrës. Pas ndeshjes mediat ishin të interesuara për të marrë një opinion nga ai lidhur me të ardhmen e tij.

”Unë mendoj se luajta një ndeshje të mirë ku shënova edhe një gol. Të them të drejtën me habiti Mourinho që mua më zëvëndësoi në minutën e 70. Unë shpresoj që të luaj më tepër që të tregoj veten për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror me Brazilin. Sa i përket të ardhmes time, mund të them se tani nuk ka asgjë, por se është koha që të sqarojmë këtë gjë me Realin” deklaroi Kaka./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 256 here