Keta e Dobroshi të shtunën në ring

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Boksierët shqiptarë, Gjetan (Mike) Keta e Petrit (Patrick) Dobroshi, të shtunën do të paraqiten në ring në Duesseldorf të Gjermanisë. Keta do të luftojë në 10 raunde për titullin e Gjermanisë (BDB) në kategorinë e mesme kundër Andreas Reimer. Për Ketën, kjo është përballja e 14-të në boksin profesionist. Ai ka 12 fitore (11 KO) e dy humbje. Kundërshtari i tij Reimer ka shtatë fitore, 10 humbje e dy barazime. Ndërkohë, Dobroshi në gjashtë raunde në kategorinë gjysmë të rëndë do të përballet me Roman Javoevin. Dobroshi deri më tash ka 12 fitore (3 KO), një humbje e tri barazime. Gjeorgjiani 22-vjeçar Javoev ka tri fitore (2 KO) e një barazim. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 394 here