Kirchhoff në “radarët e Schalke 04

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Schalke 04 ka vendosur në “radarë” mbrojtësin e Mainz, Jan Kirchhoff, siç zbuloi menxhari i përgjithshëm i klubit, Horst Heldt.

Heldt pohoi se bisedimet ende nuk kanë nisur, por klubi po mendon seriozisht për transferimin e 22-vjeçarit në “Veltins-Arena”.

“Kontrata e Kirchhoff përfundon në Qershor 2013 dhe ai është një lojtar interesant. Për momentin kemi biseduar vetëm me agjentin e tij për ta vendosur në dijeni për interesim tonë por ende nuk kemi kontaktuar me Mainz”.

Schalke 04 renditet në vendin e 7 në Bundesligë dhe ka një diferencë prej -17 pikësh me kryesuesit e Bayern Mynih./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 518 here

Fjalët kyçe