Klaivert: Mesi është më i miri i të gjithë kohërave!

Data e publiklimit: Friday, December 28th, 2012

Patrik Klaivert mendon se Lionel Mesi nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë aktualisht, ai mendon se argjentinasi është më i miri i të gjiitha kohërave. Argjentinasi vazhdon të jetë kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” të katërt radhazi, pasi ka thyer në vitin 2012 çdo rekord të mundshëm të shënimit të golave.

Ndaj ish-sulmuesi holandez beson se Mesi nuk do të diskutojë fitoren e këtij trofeu individual, ndërsa ka ngushëlluar Kristiano Ronaldon se është i detyruar të garojë kundër një lojtari të tillë për tituj.

“Kristiano Ronaldo është shumë i mirë, por ka pasur fatin e keq që karriera e tij të koinçidojë me atë të Lionel Mesit”, tha Klaivert për “El Mundo Deportivo”. “A është Mesi lojtari më i mirë të gjitha kohërave? Për mua po”.

Ish-lojtari, i cili ka një të kaluar të suksesshme në radhët e Barcelonës dhe Milanit, mendon se ekipi italian do ta ketë shumë të vështirë të tentojë një surprizë në përballjen e gjigandëve të turit tjetër të Ligës së Kampioneve mes këtyre dy klubeve.

“Barça është aktualisht në një nivel tjetër. Ata janë favoritë absolutë për Ligën e Kampioneve dhe duhet që shumë gjëra të këqija t’u ndodhin atyre në mënyrë që Milani të arrijë t’i eliminojë”, shtoi zëvendëstrajneri i kombëtares holandeze të futbollit.

“Milani sigurisht që është një skuadër e mirë dhe do të jetë gjithmonë konkurruese. Kampionati italian është i vështirë. Por Barça është më e fortë dhe këtë e them përballë çdo ekipi që mund të luajë ndaj saj. Milani ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm, Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, ndërsa Barça ka ruajtur të njëjtën strukturë fitimtare si me Pep Guardiolën. Në fakt, asgjë nuk duket se nuk ka ndryshuar me Tito Vilanovën, ata luajnë me të njëjtat baza futbolli si në vitin e parë të Rajkard në drejtimin skuadrës, atëherë kur unë luajta për herë të fundit me këtë ekip”, tregoi ish-sulmuesi i katalanasve. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1293 here

Fjalët kyçe