Klopp: Kujdes Wolfsburgun

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Borussia Dortmund “arkivon” Champions League deri në Shkurt, për t’u përkushtuar tashmë ekskluzivisht në kampionat ku Bayern Mynih ka fituar shumë terren në krye të renditjes.

Trajneri i kampionëve, Jurgen Klopp kërkon nga skuadra që të vlerësojë maksimalisht ndeshjen e fundjavës ndaj Wolfsburg, duke analizuar cilësitë e kundërshtarit. “Do të përballemi me një skuadër që argëtohet kur luan futboll. Pavarësisht situatës jo pozitive në renditje, Wolfsburg ka 4regjistruar disa rezultate pozitive pas ndryshimit të stolit drejtues. Ata kanë shumë kualitete dhe për ne nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Klopp në konferencën për shtyp./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 281 here