Klopp: Mund ta mposhtim Bayernin

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop, beson se skuadra e tij mund ta mundë Barjernin, pavarësisht diferencës së thellë prej 11 pikësh dhe faktit që luhet në Allianz Arena. 45 – vjecari kujton se formacioni që ai drejton i ka mundur 5 herë bavarezët në Bundesligë, ndaj mund ta përsëritë këtë sukses edhe në përplasjen e radhës.

“Kemi mundësi t’i krijojmë disa shqetësime Bajernit. Ne humbëm përballë tyre në Superkupën e Gjermanisë, por i kemi mundur 5 herë në Bundesligë. Ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirë tonë. Në kampionatin gjerman ka pak skuadra që mund ta ndalin Bajernin, sikurse është Borusia.

Në drejtimin e Jurgen Klop Borusia e Dortmundit e fitoi dy sezone rresht titullin e Bundesligës, pikërisht duke sfiduar Bajernin e Mynihut, por në vigjilje për përplasjes së radhës Klop e pranon se bavarezët janë favoritë.

“Nuk mund ta them me siguri se do të marrin rezultat pozitiv. Më duhet ta pranoj që Bajerni është favorit, sepse ka 11 pikë më shumë se ne dhe luan në fushën e tij. Ata e kanë nisur shumë mirë sezonin, por detyra jonë është të shkojmë në Allianz Arena dhe t’i vëmë në vështirësi”.

Për supesfidën e javës së 15 të Bundesligës foli edhe Otmar Hitcfelt, trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, i cili kulmin e karrierës së tij e ka patur në krye të bavarezëve. Sipas Hicfelt, nëse Bajerni e mposht Borusian, Bundesliga do të bëhet e mërzitshme, pasi cështja e titullit do të jetë e mbyllur. Ai shtoi gjithashtu se nuk mund ta imagjinojë që ekipi i Jup Hejnkens të qëndrojë tre vite rresht pa e fituar titullin./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 327 here