Kombëtarja U-19 njeh kundërshtarët e Euro 2014

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Kombëtarja Shqiptare e 19 vjecarëve ka njohur kundërshtarët për raundin e parë eleminator të Evropianit të vitit 2014, finalet e të cilës do të luhen në Hungari. Në Nion të Zvicrës skuadra që do të drejtohet nga Foto Strakosha ka njohur kundërshtarët e saj në grupin e 6. Greqia, Sllovakia dhe Bullgaria do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve të moshës 19 vjecare. Turneu eleminator do të zhvillohet në Bullgari nga data 12-17 Nëntor të 2013. Sipas rregullit të UEFAS në elite raund kualifikohen dy të parat e cdo grupi si dhe skuadra e tretë më e mirë në 13 grupet eleminatore.

Në këtë raund këtyre skuadrave do ti shtohet edhe Spanja, për të formuar 7 grupet me nga 4 skuadra, ku fituesja e secilës prej tyre kalon në fazën finale, aty ku luhet për të fituar titullin kampion evrope për këtë moshë. Gjithashtu 7 skuadrat pjesëmarrëse plus Hungaria si vendi organizator do të fitojnë të drejtën për të luajtur në kampionatin botëror të 20 vjecarëve në 2015, kompeticion që do të organizohet në Zelandën e Re. Edhe 17 vjecarët e drejtuar nga Xhemal Mustedanagic kanë njohur kundërshtarët e tyre, teksa janë shortuar në grupin e parë me Bjellorusinë, Rumaninë dhe Finalndën.

Turneu i kësaj grupmoshe do të mbahet në Shqipëri nga data 18-23 tetor të 2013. Edhe skema për kampionatin evropian të kësaj moshe është e njëjtë me atë të 19-vjecarëve, ku dy të parat e cdo grupi dhe e treta më e mirë kalojnë në elite raund, dhe më pas do të dalin 7 finalistet që do ti bashkohen maltës në fazën finale./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 356 here

Fjalët kyçe