Korinthians ideon stadiumin me diskotekë

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Stadiumet me muze dhe restorante tashmë janë bërë të zakonshëm, ndaj Korinthians, për të bërë diçka jonormale, po planifikon që të ndërtojë një diskotekë me pamje nga fusha në impiantin e ri.

Klubi brazilian ka përfshirë në projektin e prezantuar dje edhe një sallë të madhe vallëzimi, për t’iu përshtatur idesë që futbolli në Brazil është një kërcim në vetvete. Ky stadium do të jetë “Itaquerao”, në Sao Paulo, ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, ndërsa më pas do të kthehet në shtëpinë e re të Korinthians.

Stadiumi do të jetë nga ata që cilësohen “ të së ardhmes”, me të gjitha komfortet e mundshme si stadiumet më të mëdha evropiane, por ka këtë risi të vogël që pritet të kopjohet shpejt nga klubet e tjera.

“Do të ndërtojmë një diskotekë për ata që dashurojnë Korinthians por edhe të vallëzojnë. Ajo do të ndërtohet në zonën perëndimore të stadiumit, pranë zonës VIP dhe tribunës qendrore”, shpjegoi para mediave zëvendëspresidenti i klubit që sapo u shpall kampion bote, Luis Paulo Rosemberg. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 434 here

Fjalët kyçe