Kosova në UEFA, pasi të pranohet në OKB

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Presidenti i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini ka përsëritur edhe një herë se me futbollin e Kosovës do të merret vetëm atëherë kur Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara.

Platini e ka përmendur rastin e Kosovës derisa ka folur për pranimin e Gjibraltarit në UEFA.

Gjibraltari është pranuar si anëtar i përkohshëm në UEFA, ndërsa për pranimin e plotë pritet të vendoset në Kongresin e ardhshëm të shtëpisë evropiane të futbollit. Më gjerësisht për këtë mund të lexoni në gazetën Koha Ditore të së shtunës. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 256 here

Fjalët kyçe