LA Klipërs vazhdon rrugën e fitoreve, vjen e 13-ta

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

LA Klipërs këtë sezon po arrijnë të marrin jo vetëm famën e kushërinjve të LA Leikërs, por edhe fitoret radhazi të cilat në sezonet e kaluara kanë qenë të zakonshme për ekipin tjetër kalifornian.

Kris Pol shënoi 17 pikë e pasime, Bleik Grifin shtoi 23 pikë ndërsa Xhamal Krouford shënoi 22 pikë si zëvendësues, duke i dhënë fitoren e 13-të radhazi kësaj skuadre me suksesin 103-77 ndaj Feniks që nuk bëri shumë rezistencë ndaj skuadrës që mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Në Lindje, Nju Jork ka fituar përsëri, duke iu afruar Majemit në garën për vendin e parë në këtë Konferencë. Këtë radhë suksesi ka qenë mjaft i vuajtur pasi njujorkezët e kanë patur shumë të vështirë përballë Minesotas që është ringjallur pas kthimit të Kevin Lëv dhe Riki Rubio, për t’u kthyer në një ekip problematik për këdo. Ndeshja u zgjidh nga Karmelo Entoni, i cili me 33 pikë e 7 topa në tabelë tregoi se dëmtimi që pësoi një javë më parë është harruar krejtësisht./SportIndeks.Com

Rezultatet

Filadelfia-Bruklin 92-95

Minesota-Nju Jork 91-94

Utah-Orlando 97-93

Dallas-San Antonio 91-129

LA Klipërs-Feniks 103-77

Portland-Sakramento 96-108. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 1108 here

Fjalët kyçe