Lampard synon rinovimin me Çelsin

Data e publiklimit: Monday, December 24th, 2012

Frenk Lampard ka bërë të qartë se do të vazhdojë të impenjohet maksimalisht me Çelsin, në mënyrë që të arrijë të fitojë zgjatjen e kontratës me skuadrën londineze.

Mesfushori ka edhe 6 muaj të mbetura në marrëveshjen e tij aktuale me ekipin londinez, ndërsa është përfolur shpesh se do të largohet nga kjo skuadër. Por ai ka bërë të qartë se nuk është ende gati të largohet dhe do të luftojë për të mbrojtur vendin e tij në formacion dhe në klub.

“Nuk është se po përqendrohem në negociatat për kontratën, thjesht po përqendrohem të luaj dhe të shoh si rrjedhin gjërat ndeshje pas ndeshje. Jam thjesht i lumtur që jam në formë të mirë. Do të mundohem të vazhdoj t’i kënaqem futbollit që luaj. Besoj se kam ende shumë për të dhënë ndaj do të mundohem ta tregoj një gjë të tillë”, tha lojtari pas fitores 8-0 të skuadrës së tij ndaj Aston Vilës.

Lampard festoi më së miri ndeshjen e tij të 500-të si titullar në kampionat te Çelsi me golin e 190-të të shënuar me fanellën e kësaj skuadre, duke u kthyer në golashënuesin më të mirë të histerisë së këtij klubi.

“Kjo do të thotë se jam plakur”, u shpreh ai me shaka pas përfundimit të takimit. “Në fakt kjo do të thotë shumë për mua, fakti që kam luajtur kaq shumë ndeshje është diçka fantastike. Kam qenë shumë me fat që kam luajtur në një klub kaq të madh. Jam krenar për të gjithë trajnerët që më kanë drejtuar dhe të gjithë shokët e skuadrës përkrah të cilëve kam luajtur”, tha mesfushori i përfaqësueses angleze të futbollit./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 460 here

Fjalët kyçe