Laudrup: Paguani 30 milion paund për të marrë Miçu!

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Trajneri i Suonsit, Majkëll Laudrup, ka paralajmëruar të gjithë të interesuarit se për të marrë sulmuesin Miçu nga ekipi i tij, duhet të bëjnë gati një çek me vlerën 30 milion paund.

Futbollisti që u ble për vetëm 2 milion paund nga Rajo Vajekano gjatë verës, ka shpërthyer në këtë sezon në Angli duke shënuar 10 gola në 15 ndeshje dhe gjendet aktualisht në majën e klasifikimit të golashënuesve. Kjo ka bërë që interesimi i klubeve të mëdha ndaj tij të rritet, por trajneri danez sqaron se nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtë nga sulmuesi spanjoll.

“Nuk dua që ai të largohet. Shpesh, oferta është aq e madhe sa nuk mund ta refuzosh, por nuk besoj se klubet e mëdha do të paguajnë shuma të tilla për Miçu. Kemi shembullin Xho Alen dhe shumën që pagoi Liverpuli për të. Janë të pakta klubet që mund të paguajnë dyfishin për të Miçu”.

Suonsi shiti Xho Alen për 15 milion paund te Liverpuli në verë dhe Laudrup insiston se vlera e Miçu duhet të jetë të paktën sa dyfishi i lojtarit të larguar para fillimit të sezonit.

“Xho shkoi te Liverpuli dhe ju e dini pak a shumë se sa paguan ata për ta marrë. Por një lojtar që shënon shumë më tepër gola, vlen edhe më shumë, ndaj bëjini vetë llogaritë. Unë nuk besoj se ndokush do të vije të ne me aq para sa kërkojmë, ndaj besoj se Miçu do të qëndrojë këtu”, tha trajneri danez. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 228 here

Fjalët kyçe