Lescott në shitje

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Sipas të përditshmes angleze Daily Telegraph, Manchester City është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për qendërmbrojtësin Joleon Lescott, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Lescott ka humbur vendin në formacionin bazë të kampionit të Premierligës dhe spekulohet se menaxheri Roberto Mancini ka vendosur ta vë në shitje në mënyrë që të gjenerojë fonde për angazhimin e përforcimeve në reparte tjera.

Po ashtu, ekziston mundësia që Lescott të largohet nga Itihad fillimisht në formë huazimi deri në fund të sezonit para shitjes definitive gjatë verës./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 199 here

Fjalët kyçe