Lika e Dushku mendojnë largimin nga Tirana

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Merkatoja e janarit, që konsiderohet nga drejtuesit bardheblu një mundësi e mirë për afrimin e elementëve cilësorë për arritjen e objektivave të mbetura në pjesën e dytë të sezonit mund të kthehet në bumerang Tiranën, që me problemet financiare që po e shoqërojnë rrezikon të humbasë në fillim të vitit të ardhshëm lojtarët e saj më të mirë. Gilman Lika, të cilit kontrata aktuale i skadon më 9 janar, vështirë se do të rinovojë me bardheblutë pasi ka oferta konkrete nga kampionatet e huaja, ndërsa nuk ka munguar munguar interesimi e skuadrave të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për mbrojtësin Erjon Dushku, që gjithsesi mendon se është ende herët për të folur për largime apo afrime, përderisa klubi ka ende kohë për zgjidhjen e situatës.

Mbrojtësi 27-vjecar, që është një nga pikat më të forta të Tiranës e pranon se do ta marrë në konsideratë mundësinë e largimit vetëm nëse nuk do të ketë përmirësim të situatës.

Ndërsa Gilman Lika i cili po shqyrton disa oferta të klubeve të huaja, pranoi se në kampionatin Shqiptar Tirana mbetet ekipi i parë për të vijuar karrierëm pavarësisht probleme financiarë, të cilat beson se do të zgjidhen. Ndërkohë, sipas programit të stafit teknik bardheblutë do ta vijojnë rregullisht stërvitjen deri më 25 dhjetor, për tiu kthyer përgatitjeve për fazën e dytë më 5 janar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 375 here

Fjalët kyçe