Liverpooli nuk meritoi asgjë

Data e publiklimit: Thursday, December 27th, 2012

Liverpooli nuk meritoi asgjë në humbjen prej 3-1 nga Stoke City – ka deklaruar menaxheri i Redsave, Brendan Rodgers.

Trajneri është shprehur i zhgënjyer për mënyrën e pranimit të golave duke thënë se skuadra e tij duhet të mbrohet mirë nëse dëshiron të fitojë pikë.

“Ishte një fillim i shkëlqyer për ne, morëm penaltinë e parë, mirëpo pranuam gola të dobët”.

“Mendoj se të tre golat kanë qenë të lehtë për t’u mbrojtur… Ishte një zhgënjim i vërtetë… Në nuk merituam asgjë”, ka thënë Rodgers për Sky Sports. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 339 here

Fjalët kyçe