Liverpooli ofertë për Noliton

Data e publiklimit: Friday, November 30th, 2012

Liverpool është duke u lidhur me një transferim të sulmuesit të Benficas, Nolito.

Daily Express shkruan se Nolito, i cili arriti te Benfica nga Barcelona si i lirë, ka mungesë vetëbesimi dhe ka dështuar të gjejë formën pasi ka dështuar të bëhet një lojtar i rregullt i ekipit të parë.

Brendan Rodgers synon të jetë aktiv në afatin kalimtar, dhe sulmuesi është lartë në listën e tij të prioriteteve, pasi e sheh atë si mbulesë për Luis Suarez.

Benfica mund të jetë e kënaqur të ndahet nga lojtari nëse në adresë të klubit arrin një ofertë e arsyeshme. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 292 here

Fjalët kyçe