Llorente: Do të largohem nga Bilbao

Data e publiklimit: Wednesday, December 5th, 2012

Fernando Llorente ka zbuluar se ai do të largohet nga Athletic Bilbao në fund të sezonit, pasi kontrata e tij të përfundojë.

“Le ta qartësojmë se ky nuk është një vendim ekonomik. Oferta e Athletic ishte e pa-rezistueshme”.

“A është vendimi i sigurt? Po, e kam marrë këtë vendim kur kam luajtur ndeshjen e parë në San Mames në Europa League (në gusht) duke parë gjithë këtë situatë që ka rrjedhë”.

“Kjo më ka zemëruar dhe vendosa të mos rinovoj. Po ashtu doja të fitoj gjëra të tjera. Kam qenë kampion i Evropës dhe Botës, kam luajtur për disa vite në nivel të lartë”, ka thënë Llorente.

Për sulmuesin spanjoll interesim kanë shprehur një varg klubesh, mes të cilëve Juventus, Manchester City dhe Arsenal./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 167 here

Fjalët kyçe