Lorik Cana në mbrojtje të Rita Orës

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Ndarja e superyllit shqitpar, Rita Orës, nga ylli televiziv Rob Kardashian dhe fyerjet e këtij të fundit ndaj këngëtares tonë, nuk kanë kaluar pa u komentuar as nga superyjet tjera shqiptare.

Lorik Cana nuk e ka lënë aq lehtë të kalojë Rob Kardashianin, i cili kishte thënë se Rita është tradhtare, lavire dhe se e ka tradhtuar me 20 meshkuj tjerë.

“Ajo më tradhëtoi me afro 20 meshkuj dhe nuk e di as vet se me sa ka fjetur në kohën kur nuk kemi qenë bashk. Njerëz, 20 meshkuj?”, kishte thënë Rob duke shtuar se është i kërditur nga femrat, duke thënë se nuk beson se si Rita me karrierë të re po arrin të merret me aq shumë djem.

Sidoqoftë, ashpër ka reaguar Lorik Cana, i cili e ka mbrojtur Ritën, duke thënë se vajzat shqiptare askush nuk guxon t’i prekë.

“Rita meriton përkrahjen e shqiptarëve, askush nuk mund të sulmojë një vajzë tonën”, kishte shkruar Cana në Instagram.

Ndarja e Rita Orës dhe Rob Kardashianit është prej romancave më të përfolura kohëve të fundit, që ka pasur një fund tragjik, marrë parasysh dhe relacionet e përkryera të këngëtarja jonë kishte krijuar me yje botërore si Kim Kardashian, që është motra e Robit. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 373 here

Fjalët kyçe