Lucas: Unë jam si Messi

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Ylli i PSG-së, Lucas Moura, e ka krahasuar veten me superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, duke thënë se ai ka stil të njëjtë me argjentinasin.

20 vjeçari do t’i bashkohet PSG-së në janar nga Sao Paulo dhe pritjet për të tashmë në rritje ai i rrit edhe më shumë duke thënë se është sikur Messi.

“Për mendimin tim, stili im është i njëjtë me atë të Messit”.

“Ne marrim topin dhe sulmojmë menjëherë. Ne ndonjëherë nuk luajmë mirë, por vazhdojmë tutje. Ai nuk bie në tokë, ai nuk simulon. Unë jam i njëjtë, vështirë ankohem. Për shumë arsye më pëlqen Messi dhe unë e shoh veten tek ai. Aktualisht, ai është pasqyra e imazhit tim”, ka deklaruar Lucas./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 351 here

Fjalët kyçe