Lucescu largon çdo dyshim për takimin me Juven

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Biskotat? Më pëlqejnë por varet se si janë të ëmbla apo të kripura.

Mircea Lucescu është në humor dhe pret me kënaqësi një ndeshje të vecantë. Shaktari i tij është kualifikuar, me një barazim ndaj Juventusit mer vendin e parë me bardhezinjtë që kalojnë më tej. Por në Londër, Chelsea pret një sukses të ukrainasve për të kaluar zonjën e vjetër në javën e fundit. Nga një batutë në tjetrën Lucescu shpjegon gjithcka.

Mircea Lucescu
Nuk më interesojnë anglezët, pasi jam më i lidhur me italianët. Por futbolli kështu është dhe në fund vlen vetëm fitorja. Suksesi do të ishte i rëndësishme për imazhin e futbollit ukrainas dhe të Shaktar. Juventusi ësnhtë kompetitive dhe e super motivuar. Për ne sfida ndaj tyre është një test i vërtetë përballë një profesori që quhet Juventus, që ka histori, prestigj, traditë, fuqi politike dhe sportive dhe sigurisht kampionë të mëdhenj. Kjo nuk është një ndeshje normale.

Në këtë ndeshje nuk do të jenë për arsye skualifikimi Luiz Adriano, Markisio dhe Conte, që është kritikuar nga Lucescu në vigjilje të ndeshjes së parë.

Përpara ndeshjes së vajtjes thashë që Juventusi është e parashikueshme dhe nuk i kthej prapa fjalët. Edhe Barcelona ka një lojë të lexueshme por është e fortë. Jam kurioz të shoh nëse Conte ka gjetur zgjidhje të tjera. Megjithatë në përgjithësi e vlerësoj Juventusin dhe Conten. Ai është një trajner i ri dhe duhet të mësojë se kur të kthejë përgjigje dhe kur jo. Ndoshta do ta bëjë pas 20 vjetësh.

Mesa duket në Donetsk nuk janë të interesuar për biskotën, dhe ekipet pergatiten për të luajtur një ndeshje të fundit në fazën e grupeve me synimin për të fituar./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 240 here