Luiz dëshiron Ligën e Evropës

Data e publiklimit: Thursday, December 6th, 2012

David Luiz thotë se Chelsea do ta marrë me seriozitet Ligën e Evropës.

Chelsea u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe tash do të luajë në Europa League, dhe Luiz është i bindur se skuadra e tij mund ta fitojë garën.

“Tash shikoj në Europa League si në Ligën e Kampionëve. Është glamuroze për mua pasi nuk e kam këtë titull, andaj dua ta fitoj atë”.

“Ne fituam Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe këtë sezoni jemi jashtë në fazën e grupeve. Është ca zhgënjyese, por në fund të ditës ne jemi në një garë tjetër”, ka thënë Luiz. /SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 242 here

Fjalët kyçe