Lukaku nuk kthehet në Chelsea

Data e publiklimit: Tuesday, December 4th, 2012

Menaxheri i Chelseas, Rafael Benitez e ka hedhur poshtë mundësinë që Romelu Lukaku të rikthehet së shpejti nga huazimi në West Brom. 19 vjeçari ka realizuar 5 gola në Premierligë këtë sezon, pasi u la i lirë nga kampioni evropian që të bëjë eksperiencë.

“Ne e dimë se Romelu po luan mirë në West Brom. Mirëpo, ndoshta më e mira për të është të qëndrojë atje ku po luan në vazhdimësi, kjo do të ishte më e mirë për zhvillimin e tij”, deklaroi trajneri spanjoll.

Lukaku i bëri vetëm 12 paraqitje në total tek Blues sezonin e kaluar, duke qëndruar nën hije të dyshes sulmuese Fernando Torres dhe Didier Drogba në Stamford Bridge./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 218 here

Fjalët kyçe