Majemi i kthehet fitoreve bindëse

Data e publiklimit: Tuesday, December 11th, 2012

Kur LeBron Xhejms dhe Duejn Uejd janë të dy në formë, për çdo ekip kundërshtar është thuajse e pamundur të dalë me një fitore nga fusha e lojës. Kjo është vërtetuar me fitoren e Majemit kundër Atlanata me rezultatin 101-92, ku dy yjet e ekipit të Floridas ishin të pandalshëm duke dhënë spektakël para publikut të tyre dhe duke kujtuar se nuk është rastësi që ata janë kampionë në fuqi të NBA.

Xhejms shënoi 27 pikë, 7 topa në tabelë dhe 6 pasime, Uejd shtoi 26 pikë, ndërsa Kris Bosh shtoi 14 pikë e 10 topa në tabelë, për të plotësuar një natë thuajse perfekte ku Majemi realizoi mbi 58% të gjuajtjeve të tentuara ndaj skuadrës që për momentin mban vendin e tretë në Konferencën e Lindjes dhe duket se do të bëhet faktor i rëndësishëm në këtë sezon.

Një tjetër ndeshje mjaft e bukur ka qenë ajo mes San Antonios dhe Hjuston, e përfunduar me fitoren e skuadrës teksane 134-126 në kohën shtesë, falë ndeshjes së parë në karrierë të Toni Parker ku ai kalon shifrën 10 në 3 statistika të ndryshme. Parker regjistroi 27 pikë, 12 topa në tabelë dhe 12 pasime, duke u kthyer në lojtarin vendimtar të kësaj sfide. Nga ana tjetër, Xheremi Lin shënoi 38 pikë e 7 pasime, por ndjeu mungesën e Xhejms Harden, i cili nuk u aktivizua pasi vuan nga një ndrydhje në kavilje. /SportIndeks.Com

Rezultatet
Golden Steit-Sharlot 104-96
Detroit-Filadelfia 97-104
Atlanta-Majemi 92-101
San Antonio-Hjuston 134-126
Sakramento-Dallas 96-119
Toronto-Portland 74-92

Ky publikim eshte lexuar 577 here

Fjalët kyçe