Man City, vëllai i vogël i Unitedit

Data e publiklimit: Friday, December 7th, 2012

Legjenda e Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Manchester City është sikur “vëllai i vogël” që kurrë nuk do të zë vendin e “vëllait të madh”.

Skuadrat nga Manchester do të ndeshen të dielën në Etihad Stadium në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë që e gjen Unitedin si lider në tabelë kurse City e përcjell nga pozita e dytë.

Solskjaer, i cili shënoi 126 gola në 366 paraqitje gjatë 11 viteve të karrierës në Old Trafford tha PËR Football Focus: “Është një gjë që ndodh gjithmonë nëse jeni vëllai i madh, i vogli do të mundohet tua zë vendin por nuk e arrin kurrë. Dueli të dielën do të jetë shumë më i rëndësishëm se sa tri pikët që janë në dispozicion. City do të synoj të tregoj pse është kampion kurse United do të mundohet t’ia përkujtojë fqinjit se nuk do të lejojë gabime këtë stinor”./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 463 here