Mancini: Ashley Young, simulues profesional

Data e publiklimit: Saturday, December 8th, 2012

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka akuzuar anësorin e Manchester United, Ashley Young, duke thënë se ai është një simulues profesionist.

United i shkon Cityt në Etihad Stadium të dielën, ndërsa Mancini është përkujdesur që ta nxehë atmosferën para derbit më të madh lokal anglez.

“Më kujtohet shumë mirë vitin e kaluar kur Young po notonte në 16 metërsh. Katër-pesë herë sezonin e kaluar ndodhi e njëjta gjë, dhe askush nuk tha asgjë. Fergie është i mençur kur e bën dhe si e bën këtë”, ka theksuar Mancini.

Ferguson së fundmi akuzoi gjyqtarët se po e ndihmojnë Cityn kur luan në shtëpi. City nga viti 2010 ka fituar 20 penalti në shtëpi, përderisa United vetëm 13./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 319 here