Mancini: Ishim me fat që shënuam të parët

Data e publiklimit: Thursday, November 29th, 2012

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar pas ndeshjes se skuadra e tij ishte me fat që shënoi e para ndaj Wiganit, skuadër në të cilën gjithmonë hasin në vështirësi për ta mposhtur.

“Ata luajtën me tre mbrojtës, kështu që edhe unë desha t’i vendos lojtarët e mi në të njëjtin pozicion. Pasi e ndërruam formacionin, ne ishim me fat që shënuam të parët dhe pastaj ndeshja ndryshoi”.

“Çdo vit kur ne luajmë kundër Wiganit, është vështirë sepse ata luajnë shumë mirë”, u shpreh Italiani për mediat angleze.

Tre pikët Manchester Cityt në këtë ndeshje ia siguruan Balotelli dhe Milner./SportIndeks.Com

Ky publikim eshte lexuar 116 here

Fjalët kyçe